Home Bota AstraZeneca t...

AstraZeneca tërheq vaksinën e Covid nga tregu

32
0

Pasi pranoi së fundmi në gjykatë mundësinë e rrallë të efekteve anësore të rrezikshme, ndonjëherë edhe vdekjeprurëse, Astrazeneca ka tërhequr nga tregu vaksinën e saj kundër Covid.

Vendimi është tashmë zyrtar dhe flakonet e Vaxzevria, siç njihej në botën shkencore, nuk do të jenë më të disponueshme për përdorim.

Në të gjithë Bashkimin Evropian kjo është bërë realitet më 7 maj, por e njëjta gjë do të ndodhë së shpejti edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku procedurat burokratike janë afër përfundimit.

Në Shtetet e Bashkuara, gjithsesi, Vaxzevria (AstraZeneca) nuk ishte miratuar kurrë nga autoritetet mjekësore dhe farmaceutike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit