Home Aktualitet Astrit Patozi...

Astrit Patozi: Edhe fituesi duhet ta mendojë një ditë humbjen

86
0

Nga Astrit Patozi

EDHE FITUESI DUHET TA MENDOJË NJË DITË HUMBJEN
Domethënë këta që nuk kanë shkuar të votojnë dje qenkan të gjithë me PD-në zyrtare. Që i bie fitore publicitare me mbi 70 për qind. Ashtu duhet të jetë, në fakt, se ndryshe nuk do të dilte para të gjithëve Lulzim Basha që të përshëndeste zgjedhësit e vet për suksesin.
Me sa duket e ka harruar që e ka përdorur një herë këtë metodë 3 vjet të shkuara, kur i bojkotoi fare zgjedhjet. Madje atëherë ishin bashkë me udhëheqësin e foltores dhe e këndonin në një duet perfekt këtë serenatën e fitores, duke i numëruar si të vetët të gjithë abstenuesit.
Nuk ka zgjedhur keq, se ata do të jenë gjithmonë shumicë, sa herë të ketë zgjedhje në Shqipëri, besoj edhe për nja 50 vjet të tjera.
Kështu që në gjithë këtë gurgule i takon të ketë humbur vetëm doktorin.
Atë duhet ta llogarisë që nuk e ka më kurrë, jo vetëm për këngë, por as për të vajtuar në rast, larg qoftë, të ndonjë disfatë. E cila nuk mund të përjashtohet se mund të vijë një ditë, edhe pse deri tani nuk ka pasur fare shanse të ndodhë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit