Home POLITIKE Autoritetet e...

Autoritetet e konfirmojnë: Zjarret vihen me qëllim, 17 persona në hetim

7
0

Në Shqipëri zjarret që kanë ”pushtuar” çdo zonë, shumica janë shkaktuar nga qytetarët. 188 zjarre kanë përfshirë Shqipërinë që prej fundit të korrikut deri më tani, ndërsa dy qytetarë nga Gjirokastra humbën jetën. Pjesa më e madhe kanë rezultuar të qëllimshme. Ato janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, të cilat kanë ndihmuar në krijimin zinxhir të vatrave të reja.

Autoritetet thonë se autorët e zjarreve kanë qenë vetë banorë e zonave që janë përfshirë nga flakët. Qëllimi kryesor për vendosjen e tyre, kryesisht në zona me shkurre, është krijimi i kullotave të reja për bagëtitë. Situata ka dalë jashtë kontrollit.

Dy barinjë në Dropull shkaktuan një zjarr masiv, si pasojë e të cilit pati dhe shpërthime që dyshohet të kenë ardhur prej dy predhave të Luftës së Dytë Botërore. Për këtë situatë janë 17 presona janë proceduar dhe po përballen me drejtësinë aktualisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit