Home Aktualitet Avokati i Ali...

Avokati i Alibeajt: Dorëheqjen e Lulzim Bashës e dorëzojmë të hënën

493
0

Një nga avokatët të grupit të Alibeajt në gjyqin për vulën, Rezart Kthupi pas vendimit të Gjykatës së Apelit, tha se tashmë nuk ekziston më vendimin i gjyqtarit Agron Zhukri dhe çështja kthehet për rigjykim në Shkallën e Parë.

”Vendimi Zhukri nuk ekziston më! Ka organe legjitime partia. Nuk është selia. Kryetari i PD-së është Enkelejd Alibeaj. S’kemi dorëheqje për aq kohë sa çështja është akoma në gjykim. Duke filluar nga e hëna do të paraqesim dorëheqjen e Lulzim Bashës”.

Avokati tjetër i Alibeaj, Indrit Sefa tha se Apeli ka vendosur që të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, pra të zhbëhet vendimi i Zhukrit. Që do të thotë që çështja do të shkojë për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë si dhe do të ketë një tjetër trup gjykuesish.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit