Home Aktualitet Balla: I kemi...

Balla: I kemi plotësuar kushtet, të mbahet konferenca ndërqeveritare!

6
0

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të integrimit, Taulant Balla tha se raporti edhe një herë konfirmoi se Shqipëria i ka plotësua kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Balla tha se ai shpreson se kjo të ndodh para Krishtlindjeve. Ai gjithashtu ripërsëriti qëndrimin e mazhorancës për të zgjatur afatin e vettingut dhe ftoi opozitën të bashkëpunojnë për këtë proces.

Nëse rikujtojmë raportin për vitin 2020 të KE-së shprehet qartë për përmbushjen e kushteve dhe shpresoj që brenda krishtlindjeve të mbahet konferenca ndërqeveritare. Pavarësisht kësaj rezultat janë të dukshme dhe vullneti i kësaj mazhoranca mbetet i palëkundur dhe nuk jemi as ne dhe as opozita që janë një shumicë e madhe mbështesë e këtij procesi. Ne si mazhorancë kemi vullnet për progresin e sundimit të ligjit. Mazhoranca do të vijojë mbështetjen zgjatjes së afateve të vetingut dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën“, tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit