Home Aktualitet Balla për zgj...

Balla për zgjedhjet e pjesshme vendore: Populli foli dhe vendosi, vullneti i tij do numërohet me korrektësi!

106
0

Menjëherë pas përfundimit të orarit zyrtar të zgjedhjeve, që shënon edhe fundin për heshtjen zgjedhore, drejtuesi politik i PS në Fier, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me procesin zgjedhor për bashkinë e Lushnjes.

“Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjes së Kongresit. Kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet.

Mirënjohje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve të Partisë Socialiste në gjithë Lushnjen🙏🌹🇦🇱 Populli foli dhe vendosi! Vullneti i tij tani do të numërohet me korrektësi maksimale dhe rezultati duhet respektuar e pranuar nga të gjithë.

Nesër vijojmë menjëherë punën të mbajmë fjalën e dhënë para popullit të Lushnjes. Përgëzime Eriselda Sefa”, shkruan Balla në postimin e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit