Home POLITIKE Balla: Të rua...

Balla: Të ruajmë heshtjen institucionale derisa gjykata të shprehet për vendimin

80
0

Në përfundim të seancës në Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Meta, përfaqësuesi i Kuvendit, Taulant Balla, ka kërkuar ruajtjen e një heshtjeje institucionale deri në daljen e vendimit të gjykatës, brenda afatit 30-ditor.

Gjatë fjalës së tij Balla vlerësoi pozitivisht procesin dhe theksoi se kjo përballje në gjykatë ka qenë kontribues mjaft i mirë për rritjen e cilësisë së demokracisë në vend.

“Të ruajmë një heshtje institucionale deri sa gjykata të shprehet. Mendoj që i gjithë ky proces ka qenë një proces shumë i mirë dhe kushtetues për cilësinë e dmokracisë në Shqipëri. Çdo deklaratë e imja apo e kolegëve të mi, apo e çdo pale të përfshirë nuk do t’i bënte mirë një procesi që unë e kam cilësuar si një festë për demokrainë”, tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit