Home Aktualitet Balluku në Da...

Balluku në Dardhë: Të gjitha akset të kalueshme, presim reshje të dendura shiu

32
0

Akset rrugore në të gjithë vendin janë të hapur për qarkullimin e mjeteve, pavarësisht situatës së vështirë të motit. Në terren për monitorimin e situatës dhe për të ndërhyrë në të gjitha zonat ku janë evidentuar problematika ndodhen punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, si dhe të kompanive të mirëmbajtjes së rrugëve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ishin në zonën e Dardhës të qarkut Korçë për të inspektuar masat e marra dhe punën që po bëhet për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve.

“Kemi 41 kontrata të mirëmbajtjes, të cilat mbulojnë 3650 kilometra rrugë. Katër kontrata janë në vazhdimësi, pasi mbulohen me Bankën Botërore. Janë kryesisht akset nacionale me fluksin më të madh të lëvizjes. Ndërkohë që kemi edhe 37 kontrata të shpërndara të tre rajone. Janë në gadishmëri mbi 180 mjete që mbulojnë këto segmente dhe që bëjnë mirëmbajtjen, si dhe më shumë se 200 punëtorë në terren, të shpërndarë në grupe, grupet e monitorimit, pastrimit dhe manovruesit e mjeteve të rënda. Janë marrë masa edhe për depozitimin e kripës pasi kemi depozituar mbi 3600 ton kripë”, tha Berberi.

Situata sipas ministres, është menaxhuar si duhet duke bërë që të gjitha akset rrugore të jenë të hapura për qarkullimin e automjeteve. Ajo kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve për të respektuar dhe bindur udhëzimeve të Policisë Rrugore dhe ARRSH-së gjatë udhëtimit të tyre. Gjithashtu Balluku tha se për të garantuar një qarkullim sa më të sigurt për drejtuesit e automjeteve po punohet edhe gjatë orëve të natës, teksa kërkoi që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri për çdo situatë që mund të evidentohet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit