Home Aktualitet Banda e kokai...

Banda e kokainës në Itali, arrestohen 4 shqiptarë

204
0

Një bandë e trafikut të kokainës është goditur nga policia italiane, ku të arrestuar janë katër shqiptarë dhe një italian.

Të arrestuarit janë Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç, dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta, si dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta.

Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Beleshi shitësi me shumicë. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj.

Shqiptarët prej kohësh ishin nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata italiane të 4 shqiptarët i ka lënë në burg, ndërsa Diego Gustavo Corchia, 41-vjeç, përfundoi në “arrest shtëpie”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit