Home Aktualitet Banesat në Vl...

Banesat në Vlorë po kthehen në luks. Rriten çmimet, shkak janë investimet e mëdha

52
0

Të blesh një shtëpi sot në Vlorë duket se është thuajse e pamundur. Agjentët imobiliar pohojnë se çmimet janë rritur ndërsa trendi është se ato do të vijojnë ende të rriten. Ata argumentojnë se kjo vjen si pasojë e investimeve të mëdha që po bëhen si projekti i portit dhe i aeroportit të Vlorës.

Paralel me çmimet në rritje ka ardhur edhe kërkesa për të blerë pasuri të paluajtshme, ku shumica e blerësve janë të huaj ose emigrant, të cilët zgjedhin Vlorën për një banesë të dytë. Ata pohojnë se çmimet e ndërtimeve të reja në Vlorë aktualisht variojnë nga 1000- 2200 euro metri katror.

Zona më e preferuar mbetet ajo e Lungo Mares, ku një apartament varion minimalisht 1400-1500 euro metri katror dhe në qoftë se flasim për vijën parë, që është pamja nga deti shkon deri në 2000 mijë euro metri katror.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit