Home Aktualitet Banori i pall...

Banori i pallatit që u përfshi nga flakët në Lushnje: Kisha fëmijët në banesë, por nuk ngjitesha dot

104
0

Një prej banorëve të pallatit 12-katësh që u përfshi nga flakët ka rrëfyer se çfarë ndodhi në godinën ku ai banonte. Ai u shpreh se ishte në punë në momentin kur nisën flakët dhe u njoftua nga bashkëshortja.

Nga ana tjetër, zbuloi më tej se fëmijët e tij dhe vjehrri ndodheshin në banesë, por ai nuk mund të ngjitej për shkak të tymit. Banori shtoi se sapo situata u qetësua arriti që me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve të nxirrte familjarët e tij.

“Isha në punë, më mori bashkëshortja, ishin kalamajtë lart, vjehrri, ishte e pamundur të ngjitesha lart nga tymi. Sa u qetësua pak situata u ngjitëm bashkë me policinë dhe zjarrfikësit sipër dhe nxorëm fëmijët. Ishte gjë e frikshme”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit