Home Sporti Barcelona bën...

Barcelona bën paqe me Napolin në “Camp Nou”, Rangers mund me poker Dortmundin (VIDEO)

101
0

Barcelona dhe Napoli nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në duelin e parë të fazës së 1/8-ve në Europa League. Në “Camp Nou” u luajt një ndeshje interesante që prodhoi jo pak emocione, por me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme, duke lënë të hapur gjithçka për duelin e kthimit.

Zielinski zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, pas dy tentativave brenda zonës, duke mposhtur portierin Ter Stegen. Kundërpërgjigja e skuadrës së Xavit vjen vetëm në fraksionin e dytë. Pas një prekje të topit brenda zonës me dorë, arbitri akordoi penallti me VAR. Nga pika e bardhë Ferran Torres do të shënonte.

Surprizë und të quhet humbja e Dortmundit në shifrat 2-4 në shtëpi ndaj Rangers. Tavernier, Morelos, Lunstram dhe një autogol i Zagadou ishin autorët e golave për skocezët. Në krahun tjetër shënuan Bellingham dhe Guerrero. /R.Lika-Koha Jonë/


LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit