Home Sporti Barcelona fit...

Barcelona fiton ndaj Betis dhe “arratiset” +8 pikë nga Reali (VIDEO)

123
0

Barcelona nuk di të ndalet në La Liga. Skuadra “Blaugrana” regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat me rezultatin 1-2 në fushën e vështirë të Betisit dhe shkon +8 nga Reali i Madridit.

Në “Estadio Benito Villamarín” të Sevillas u zhvillua një sfidë e hapur dhe mjaft emocionuese me raste të shumta në të dyja portat, por në fund festuan katalanët.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me takimin që do të zhbllokohej në minutën e 65-të nga Raphinha. Barcelona u duke se e mbylli ndeshjen në minutën e 80-të me golin e Robert Lewadowskit, , por Betisi ngushtoi diferencën në të 85-tën pas autogolit të Kounde, duke e bërë edhe më emocionuese lojën në minutat e fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit