Home Sporti Barcelona i f...

Barcelona i falet magjisë së Pedrid ndaj Sevillas dhe merr vendin e dytë (VIDEO)

183
0

Barcelona nuk ndalet as përballë Sevillas. Skuadra e Xavit dominoi sfidën ndaj andaluzianëve në “Camp Nou”, por realizoi vetëm një gol. Perla e Pedrit në minutën e 72-të, i dhuroi Barcelonës suksesin e gjashtë radhazi në La Liga dhe vendin e dytë.

Ndeshja dhuroi emocione dhe nisi me katalanasit në sulm. Ferran Torres dhe Frenkie De Jong iu afruan golit, teksa provoi edhe Jordi Alba. Në fundin e pjesës së parë provoi edhe Pierre-Emerick Aubameyang, por Bono priti në dy kohë.

Vendasit nuk e ulën ritmin në pjesën e dytë, fraksion ku e kërkoi golin edhe Sevilla. Ocampos dhe Lamela u shfaqën të rrezikshëm për ekipin e Lopeteguit, ndërsa Barcelona u përgjigj me Ferran Torres dhe Araujon. Skuadra katalanase me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë, me 57 pikë, po aq sa Atletico.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit