Home Sporti Barcelona mun...

Barcelona mund me poker Napolin dhe kualifikohet, Rangers eliminon Dortmundin (VIDEO)

132
0

Mbrëmjen e sotme janë mësuar 8 skuadrat që janë kualifikuar për në fazën çerekfinale në Europa League. Sevilla, Porto, Atalanta, Leipzig, Real Betis, Barcelona dhe Rangers, ndërkohë që Braga dhe Sheriff po luajnë një biletë në kohën shtesë.

Barcelona triumfoi ndaj Napolit, duke fituar 4-2 ndeshjen e kthimit pas barazimit 1-1 në duelin e parë. Golat e kësaj sfide për italianët i realizuan Insigne në minutën e 23’ dhe Politano në minutën e 87’, teksa për Barçën realizuan Alba në minutën e 8’, De Jong në minutën e 13’, Pique në minutën e 45’ dhe Aubameyang në minutën e 59’.

Rangers u kualifikua falë fitores 4-2 në duelin e parë, pasi në ndeshjen e kthimit barazuan 2-2 ndaj Dortmundit. Përballja e parë mes tyre u mbyll me triumfin e Rangers 4-2, teksa ndeshja e kësaj të enjtjeje u mbyll me barazimin 2-2. Golat për vendasit në këtë barazim i realizoi Tavernier në minutën e 22’ dhe të 57’, teksa për gjermanët shënuan Bellingham në minutën e 31’ dhe Malen në minutën e 42’.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit