Home Sporti Barcelona tak...

Barcelona takim me përfaqësues të La Ligas për rikthimin e Messit

59
0

Barcelona vazhdon të punojë për rikthimin e Lionel Messit. Sipas El Chiringuito, ka pasur një takim mes anëtarëve të La Liga dhe klubit Blaugrana për të studiuar fizibilitetin e marrëveshjes.

Takimi u zhvillua në një restorant në Madrid dhe në të morën pjesë Mateu Alemany, drejtori i katalanasve, dhe menaxheri që administron fondet Ferran Olivé, si dhe dy përfaqësues nga La Liga përkatësisht Javier Gomez dhe Oscar Mayo, përkatësisht menaxher i përgjithshëm i kompanisë dhe menaxher i përgjithshëm ekzekutiv.

Messi është i gatshëm që të rikthehet sërish me fanellën e Barcelonës, por klubi katalanas ka probleme të shumta me administrimin e pagave, ndaj dhe duhet gjendur një zgjidhje për sezonin e ardhshëm. Një opsion është shitja e disa yjeve, por për momentin nuk ka asgjë të konfirmuar. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit