Home Aktualitet Basha: 140 ka...

Basha: 140 kandidatë për deputetë gati për të nisur fushatën. Kemi në dorë programin qeverisës

171
0

Lulzim Basha paralajmëron se shumë shpejt PD-ja do të jetë e kompletuar me ekipin e vet drejtues. Madje sipas tij përveç programit që po bëhet gati, po gati janë edhe 140 kandidatë për deputetë, të cilët do bëjnë fushatë derë me derë për zgjedhjet e ardhshme.

”Këtu ka pa diskutim, ajo që ka vlerë është përvoja që akumuluat në këto dy vite. Këtë përvojë dhe dëshirën për ndryshim e kemi garancinë se shumë shpejt një PD e kompletuar me ekipin e vet drejtues.

Me një program të hartuar dhe gati për tu paraqitur, me 140 kandidatë për deputetë, gati për të nisur fushatën derë më derë, jo muajin e fundit.

Një orë e më parë ta kthejmë dëshirën për ndryshim në projekt për ndryshim, projektin për ndryshim ta kthejmë votë për ndryshim, në votë për PD me program dhe njerëz të duhur në krye të vendit për të qeverisur vendin”, tha ndër të tjera Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit