Home Aktualitet Basha fitoi b...

Basha fitoi bashkinë se nuk përfshiu Berishën? Topalli tregon prapaskenat: Veç OKB nuk solli në Tiranë ish-kryeministri

300
0

Në një intervistë të fundit për situatat në PD, Lulzim Basha ndër të tjera tha se fitoren ndaj Edi Ramës për bashkinë e Tiranës e arriti pasi në terren nuk ishte i pranishëm Sali Berisha. Por Jozefina Topalli tregon një tjetër version të situatës. ”Kujtoj se si iu kërkua demokratëve që ishin në administratë, të ndërronin gjendjen civile, për të ardhur në Tiranë që të shtonin votat e Lulzim Bashës”,-tha Topalli.

Pjesë nga intervista në ”Abc News Albania”

Jozefina Topalli: Berisha ishte kryeministër, në kulmin e tij, ishte kryetari i Partisë. Po bënte gjithçka për të larguar Edi Ramën nga Bashkia. Unë mbaj mend në atë kohë që kolegë të mi, më thonin se vetëm OKB-në nuk ka prurë Sali Berisha për të bërë Lulzim Bashën kryetar Bashkie. Aty erdhën të gjithë ministrat, gati u braktisën të gjithë bashkitë e tjera, për të ardhur në Tiranë, Arben Ristani ka folur vetë. Unë do të them diçka për herë të parë, sepse duhet mësuar nga gabimet. Kujtoj se si iu kërkua demokratëve që ishin në administratë, të ndërronin gjendjen civile, për të ardhur në Tiranë që të shtonin votat e Lulzim Bashës.

Juli Xhokaxhi: A ndodhi kjo gjë?

Jozefina Topalli: Sigurisht që ndodhi…

Juli Xhokaxhi: Kërkesë e Sali Berishës apo Lulzim Bashës?

Jozefina Topalli: Ishte kërkesë e Lulzim Bashës, krijoi shtabin e vetë. Sali Berisha punonte në plane të tjera. Basha për turpin e tij kërkoi aty ku kishte shtabin e tij të ndërronin gjendjen civile, pa folur pastaj për njohjet nga Kosova që kishin edhe shtetësi shqiptare, dhe erdhën e votuan për të. Kur erdhi rezultati dhe Edi Rama doli 10 vota më shumë, struktura na bëri të ditur se shumë demokratë kishin votuar gabim. Në parimet kryesore të Komisionit të Venecias është vullneti dhe jo vendi.

Kam qenë në zyrën e Berishës, mbaj mend sesi Luli erdhi dhe na tregoi se si një mik i tij gazetar nga Kosova e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë se kishte arritur fitoren morale, që të mos bëhesh pis, është më mirë që ta lësh, praktikisht po na thoshte që ne s’duhet të bënim kërkesë për rinumërim votash. Kujtoj që jam shtangur nga ajo që kërkonte, dhe i kam thënë që nuk ishte ai që vendoste për votat e demokratëve. Të nesërmen po më thoshte gjërat që në fakt ia kisha thënë unë, dhe filloi rinumërimi.

Nuk mund të mos përmend faktin që ishim në koalicion me Ilir Metën dhe ka sjellë dhjetëra mijëra vota, e gjitha kjo është për të treguar faktin se gënjeshtra e tij ka limit vetëm qiellin. Kjo është një arsye që unë në media pas 2013, jam përpjekur të bëj diferencën. Korrupsioni, gënjeshtra, papërgjegjshmëria, në çdo ministri ku ka qenë krijonte një minë me sahat dhe duhet të largohej menjëherë.

Berisha u detyrua ta ndryshonte në 3 ministri, krijonte gjithmonë një problem thelbësor. Është qenia më e dështuar politike. Nëse dikush do të shkruaj nesër për figurat e politikanëve në Shqipëri, besoj që Basha do jetë figura më qesharake dhe i larguar me turp nga Partia Demokratike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit