Home Aktualitet Basha me dy s...

Basha me dy standarde: “Berisha synon të përdorë PD-në për Metën”. Por në zgjedhjet bashkiake 2011 Basha përdori LSI për vete

362
0

Lulzim Basha ka sulmuar sot ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentin aktual Meta se gjoja PD-ja ishte synim i të dyve të përdorej nga Ilir Meta.

Ja se çfarë Basha sot: Në rrjete sociale kam lexuar statuse si:”Sali Berisha na paske mashtruar! Gjithë betejën e paske bërë për t’ia dorëzuar partinë Ilir Metës!”

Kurrë! Partia demokratike është e demokratëve! Partia demokratike është e sakrificës së demokratëve! Partia demokratike është e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar! E gjithë beteja, edhe sulmi dhe denigrimi që i është bërë demokratëve, drejtuesve dhe demokratëve të thjeshtë. Po deputeteve zonjave, anëtarëve të kryesisë, e gjithë kjo për çfarë ka qenë, për t’i dorëzuar PD-në Ilir Metës?- theksoi Basha.

Por për të qenë realist sa herë ka patur interes PD-ja ka kërkuar votat e LSI. Si Berisha ashtu edhe Basha.

Përshembull kur kandidonte Basha për kryetar bashkie të Tiranës ishte në koalicion me LSI e Ilir Metës. Dhe me votat e tij si dhe me “10 votat” e famshme te Berishës, ai u zgjodh kryetar Bashkie në kryeqytet.

Ndaj nuk është korrekte se kur kam hall ti je i mirë dhe tani që nuk je me mua, je i keq!

Ndryshe nuk je i besueshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit