Home Aktualitet Basha në Shko...

Basha në Shkodër: Koha dhe e drejta janë në krahun tonë

194
0

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha është duke vazhduar takimet e tij me demokratët pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Ai ditën e sotme ka qenë në qytetin e Shkodrës ku ka takuar simpatizantë dhe përfaqësues të kësaj partie.

Po ashtu, pjesë e takimit ka qenë edhe ish-kandidati për kryetar bashkie Xhemal Bushati, si dhe kryetari i degës se PD-së Xhevdet Amuli, së bashku me strukturat që punuan në fushatë.

Basha me ta është shprehur se ka hequr dorë nga drejtimi i PD-së për shkak të situatave të krijuara dhe se do të punojë për bashkimin e PD-së.

“Hoqa dorë nga procesi për shkak të situatave të krijuara. Ju shpreh mirënjohje për gjithçka keni bërë. Qëndruat fort përballë një gare aspak të zakontë. Nuk do le asgjë pa bërë që kontributi juaj të shpërblehet.

Koha dhe e drejta janë ne krahun tonë. Jeni njohur me vendimin e turpshëm qe mori gjykata pak ditë me parë. Ai është apeluar nga PD. Gjithçka që po ndodh është pushtim i paligjshëm. T’i shërbejmë uljes se gjakrave. Përgjegjësi që e kam marrë me vetëdije të plotë dhe do t’i shërbej bashkimit te PD”, ka theksuar Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit