Home Aktualitet Basha nuk mba...

Basha nuk mban fjalën për kandidatët për deputetë, PD zyrtare: Synohet hapja e partisë, lista do të miratohet nga…

227
0

31 marsi kaloi dhe Partia Demokratike zyrtare nuk e ka gati listën e kandidatëve për deputetë, siç edhe ishte zotimi publik i Lulzim Bashës. Kryesia miratoi vendimin që i hap rrugë evidentimit të emrave për të përfaqësuar këtë forcë politike në zgjedhjet e ardhshme. Sekretari për Reformën Zgjedhore, Rezart Kthupi, në një intervistë për A2 CNN sqaron se vonesa lidhet me procesin e brendshëm të zgjedhjes së kryetarëve të degëve.

“Ishte një shtyrje në kohë të mos përmbylljes të procesit të riorganizmit të partisë. Sot që jemi në fund të procesit ndaj nxorrëm dhe udhëzimin për propozimin e kandidaturave”. Kthupi sqaron se procesi i zgjedhjes së kandidatëve për deputetë do të shtrihet në dy faza dhe parashikimi është që të mbyllet në ditët e para të muajit maj.

“Faza e parë është ajo e evidentimit të kandidaturave që janë pjesë e nivelit lokal të Partisë Demokratike, ku do të jenë kryesisë e degëve për të evidentuar këto kandidatura. Ku përfshihen njerëz që kanë reputacion, figurë të pastër, peshë elektorale. Faza e dytë, është faza kur Kryesia e partisë do të bashkërendojë këto kandidatura që vijnë nga degët me kandidaturat politike të PD që e kanë kaluar një filtër votimi brenda strukturave të PD”.

Kryesia do të jetë sërish struktura që do të miratojë kandidaturat nga degët, por fjalën e fundit do ta ketë Këshilli Kombëtar. “Përzgjedhja do të bëhet nga Këshilli Koordinues i Qarkut që është një strukturë e cila nivelin politik më të lartë në rang qarku, kjo bën një përzgjedhje fillestare, për përzgjedhja do të bëhet nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar”.

Kthupi deklaron se kjo procedurë e zgjedhur ka si qëllim rritjen e garës së brendshme në parti, por edhe hapjen për shtresa të ndryshme të shoqërisë. “Qëllimi ekskluziv është ky, prandaj i kemi kufizuar degët e PD që të mos bëjnë propozime të kandidaturave politike. Ato duhet të fokusohen veçanërisht të kandidaturat lokale tek njerëz që janë figura në lokalitetet e tyre”. Sipas vendimit të Kryesisë, 30% e listës duhet të përfaqësohet nga gratë dhe 10% është caktuar për të rinjtë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit