Home Aktualitet Basha: PD do ...

Basha: PD do të ringrihet në çdo qelizë të saj, koalicion të madh me zemrat e shqiptarëve

92
0

Lulzim Basha shprehet se vazhdon riorganizimi i PD. Basha uron anëtarët dhe kryetarët e rinj në degët Tepelenë, Lezhë, Përrenjas, Has dhe Cërrik, të cilët i uron për zgjedhjen.

“Pavarësisht pengesave dhe vështirësive, qëndresa dhe vendosmëria e demokratëve për të ecur përpara dhe për të parë nga e ardhmja, bën që Partia Demokratike e Shqipërisë të ringrihet në çdo qelizë të saj, e sigurt dhe e vendosur.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e dalë nga Kuvendet Zgjedhore të degëve, Ladi Bana – Tepelenë, Alfrida Marku – Lezhë, Leonard Ozuni – Përrenjas, Seit Jaku – Has, Ibrahim Sako – Cërrik!

Vetëm një PD me fytyrë njerëzore dhe në kontrast të thellë me politikën e vjetër të bashkëpunimit në të keqe dhe të dakordësisë për të luajtur lojën në kurrizin e njerëzve, do të na shndërrojë në një forcë fituese dhe do të bëjë që t’i përgjigjemi aspiratave dhe nevojës së njerëzve për ndryshim.

Jemi të vendosur ta bëjmë me njerëzit e duhur, në partneritet të ngushtë me aleatët strategjikë dhe në një koalicion të madh me zemrat e shqiptarëve!”, shkruan Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit