Home Aktualitet Basha shkon n...

Basha shkon në zyrat e PD-së: “Këtu jam, hajdeni po ua mbajti”! Ndërkohë mijëra demokratë sot drejt Tiranës

941
0

Sot është protesta e madhe e Opozitës ose më saktë e ish-kryeministrit Berisha ku ka kërkuar që në ora 12.00 të mblidhen te Selia Qendrore e PD-së dhe më pas drejt kryeministrisisë.

Sipas Berishës dhe përkrahësve të tij mësohet se sot marrin zyrat e PD-së në dorëzim, prishin hekurat e vendosura nga njerëzit e Bashës dhe nxjerrin Bashën nga zyrat, sepse sipas tyre nuk është më kryetar i PD-së.

Po kështu edhe Lulzim Basha thotë se jam kryetar dhe se nuk iki nga zyrat.

Po ua mbajti, hajdeni e më nxirrni!- Ky është nënteksti i sotëm i Bashës kur shkoi herët në zyrë. Nga pamjet e kapura nga fotografi i KOHA JONE dhe media news24 tregohej se Basha ishte rrethuar nga dhjetra shoqërues civilë, të vendosur të japin jetën për Lulzim Bashën.

Basha nuk është kockë e lehtë, siç mendojnë demokratët e Berishës. Ndërkohë mijëra demokratë po vijnë Tiranës.

Mësohet se Kryeministri Rama ka urdhëruar Policinë e Shtetit të mos përzihet sot në sherrin mes Bashës dhe Berishës. Po të njëjtat burime thonë se vetëm një helikopter për Lulzim Bashën do jetë në gadishmeri nëse stituata acarohet dhe njerëzit turren drejt atij në katin e dytë. Në moment helikopteri do të marrë vetëm Bashën.

Gazmend Bardhi dhe të tjerët brenda selisë do të lihen të përqafohen nga protestuesit e shumtë, ku reparti bathorian, mamurrzak, laçianë, kosovarët e Fierit, tropojanët e Paskuqanit apo vlonjatët e bregdetit do turren për foto, sidomos me Bardhin.

Fotografia e mëposhtëme tregon se qindra makina po mbërrijnë në Tiranë për Berishën.

Ja momentet e sotme (ora 08.14) kur Lulzim Basha po hyn në zyrat e PD-së (fotot e mëposhtëme)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit