Home Editorial Basha si Pres...

Basha si President, rrenë apo lojë e Ramës?

893
0

Nga Nilda Halili-

Ka pak ditë që një lajm, gjysëm i vertetë apo gjysëm genjështer, po qarkullon se Lulzim Basha ka marrë  premtimin nga kryeministri Rama që ta zgjedhë si President Republike.

Fakti që edhe ish-kryeministri Berisha e pohoi se diçka po kurdiset me Lulzim Bashën, tregon se po luhet një skemë mafioze politike.

Në të vertetë Basha nuk ka folur fare për këtë gjë, por derisa ka dalë si fjalë në mediat kryesore, duhej të dilte dhe të thoshte “po” ose “jo”.

Edhe deputeti demokrat Ervin Salianji tha për KOHA JONE se “Lajmi qarkullon gjërësisht në media prej ditësh dhe është lajm shqetësues për çdo opozitar në këtë vend!

Për ish drejtuesin e PD-së që ka marrë gjithçka nga demokratët ishte detyrim ta përgënjeshtronte menjëherë. Ky lajm përforcon perceptimin që gjithçka luhet për interesa personale të tij dhe për fat të keq përforcon perceptimin që luhet me sakrificën e demokratëve duke i shitur më pas tek Rama, siç për fat të keq janë “lëshuar” shumë kauza dhe janë hedhur tej shumë bashkëpunëtorë! Politika konstruktive nuk është shitja e opozitës, por opozita e forte, pa kompromise personale. Gjithçka për interes të qytetarëve është politikë konstruktive. Natyrisht as që mendohet ta votoj!”– shtoi deputeti i PD-së. Po kështu u shpreh shkurt dhe qartë edhe deputetja demokrate Grida Duma e cila tha JO, pra nuk e votoj si president republike.

Në të njejtën linjë ishte edhe ish-kryeministri Berisha në Shkodër. Ai tha se PD nuk voton asnjë kandidaturë të Edi ramës, aq me tepër Lulzim Bashën.

Po cfarë po kurdiset me këtë kandidim që akoma nuk ka marrë formë ligjore? Me sa duket nëse e kandidon Bashën, tregon se kryeministri Edi Rama ia dorëzon presidencën ish-kreut të PD-së për ta përdorur atë në luftën ndaj Sali Berishës në selinë blu.

Natyrisht që gjykata e Tiranës ka vendosur të regjistrojë vetëm Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit të kaluar të Sali Berishës, por duke ditur se si punon drejtesia në Shqipëri, pra se kush e kontrollon, nuk është çudi që për ta vazhduar edhe me shumë përcarjen te demokratët mundet të gjendet një gjyqtar në apel që ta rrezojë regjistrimin si gjoja jo ligjor dhe ta sjellë sherrin nga fillimi në selinë blu.

Duke patur krizë çmimesh, krizë ekonomike dhe varferi i intreson kryeministrit Rama që të ketë një PD të shkatërruar dhe një opozitë të përçarë, pasi kështu mbreteron me shumë e më qetë.

Nëse do të kishim një PD të fortë, si dikur, sot do të kishin plasur protestat kudo nëpër Shqipëri e ku qeveria nuk do ta merrte veten ose do të detyrohej të dëgjonte zërin qytetar. Ndaj u investua për një kryetar të PD-së që e mbante turmen demokrate nën kontroll dhe që nuk rrezikonte asnjëherë pushtetin e Edi Ramës.

Nëqoftëse Bashën e kandidojnë, atëhere skema luhet që ai me njerëzit e tij në selinë blu, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend bardhin, të mbajnë një PD të zgerlaqur që mban vulën dhe seline blu e ku në çdo hap do të drejtohen nga zyrat e qeverisë.

Lulzim Basha ka detyrimin ta sqarojë me PO ose me një JO para publikut për ëështjen e kandidimit si President.

Edi Rama ka shumicën për ta zgjidhur me votat e veta emrin e Presidentit të Republikës, process që duhet të fillojë nga fundi i muajit prill.

E mira do të ishte që kryeministri të ulej me faktorët opozitarë për të gjetur një emër përbashkues si kandidat për president, sepse flitet për pesë vite e që do të jetë kryetar i shtetit shqiptar.

Pra nëse Lulzim Basha mbledh firmat sipas Kushtetutes për të kandiduar, atëhere leja për këtë është dhënë nga kryeministri Rama.

Por mundet që kryeministri Rama edhe ta djegë Bashën në momentin e fundit nëse nuk i dalin mirë llogaritë personale politike.

Dhe e hedh anash udhës edhe Lulzim Bashën, siç hedh të gjithë ata që thotë se “kur shkelin ligjin si ministra apo deputetë kanë përgjegjsi vetëm personale”.

Ndaj Basha është në semafor dhe pret dritën jeshile nga kryeministria. Butonat e semofatorit i ka Edi Rama nga Surreli.

Mbetet të shikojmë se sa do të lerë në semafor ish-kryetarin e PD-së, aspirant për Kryetar Shteti.

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit