Home Aktualitet Basha: Topi n...

Basha: Topi në fushën e SPAK për inceneratorët. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar penal

33
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit sulmoi qeverinë në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ndërsa shtoi se të gjithë ata janë të gjithë të lidhur bashkë. Basha tha se bëhet fjalë për një grup të strukturuar penal dhe jo politik.

Ata u justifikuan që granti që qeveria ia çon bashkisë, që t’ja çonin Mirel Mërtirin. Pse kanë krijuar me dhjetar kompani? shumica e tyre në parajsa fiskale. Sa karta krediti janë lëshuar në emër të këtyre kompanive? Ku janë paratë e tjera? Ndiq paranë. Kjo është ftesa që i është bërë SPAK. Dua të falënderoj anëtarët e Komisionit Hetimor për inceneratorëvë, Tabakun, për qëndresën e saj. Dua të falënderoj ekipin e punës që mbështeti anëtarët e Komisionit dhe mbështeti raportin e vërtetë dhe jo atë të rremin dhe paditë penale për 3 kryetarë bashkie, deputeti Bllako që paguan me rrogën e 5 deputetëve babain e tij, Gjiknurin, Ahmetajn dhe Agaçin. Ajo që duhet të kuptoni është se kjo nuk është neglizhencë. Këta të gjithë janë të lidhur bashkë. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar penal jo politik të fjalës. Rama ndërsen kryetarin e bashkisë së Tiranës kundër federatës dhe pastaj bën pazar me kushërinjtë e atyre të federatës. Fakti që komisioni u përpoq në konflikt interesit, që të mbulonte të vërtetën. Fakti që këta vijnë me një raport që e fsheh të vërtetën, është e vërtetë. kauza jonë ishte e drejtë. U deshën 6 vite që i bënim thirrje që ta kthenin live-n se nuk guxonin, por tani shqiptarët e dinë të vërtetën. Shumë shpejt topi do jetë në SPAK. A do e pranojnë këtë karrem?” tha Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit