Home Aktualitet Bashkëpunimi ...

Bashkëpunimi Universitet-Biznes, Kushi: Të përdorim ekselencën e kërkimit shkencor

25
0

Këtë të martë u mbajt Konferenca e parë Kombëtare e Bashkëpunimit Universitet-Biznes, në të cilën merrnin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, institucioneve arsimore, rektorë, pedagogë, kërkues dhe përfaqësues të biznesit e industrisë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se pedagogët dhe studentët duhet të përdorin dijet dhe talentin e tyre në mënyrën më të mirë, si dhe të punojnë për të adresuar sfidat e mëdha për të ofruar një përvojë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

”Ne thjesht nuk mund të bëjmë përparim pa bashkëpunimin përtej disiplinave, përtej institucioneve që përfaqësojmë, madje edhe përtej kufijve. Unë besoj se në fushën e kërkimit shkencor ne duhet të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë aktorët, edhe në interes të vetë shkencës.

Ajo shtoi se bashkëpunimi Universitet-Biznes është një çështje e integrimit në BE dhe një nga parimet e Zonës Evropiane të Kërkimit. Vizioni ynë është që kërkimi shkencor të jetë një ”veprimtari e hapur e konceptuar si një e mirë publike”. Çdo qytetar në Shqipëri duhet të njohë dhe ndjejë impaktin e kërkimit shkencor në jetën e tij.

Ne duhet të përdorim ekselencën tonë të shkencës dhe kërkimit për të promovuar vlerat, por edhe për të zgjidhur problemet që kemi, për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, si dhe për të inkurajuar njerëzit ta vizitojnë, studiojnë, punojnë dhe investojnë këtu”,-tha Kushi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit