Home Aktualitet ”Bashkë...

”Bashkëpunues in*im i Ramës”, Boçi: Ka deputetë të Bashës që duan të na bashkohen

247
0

Bashkimi i Gazment Bardhit sot në protestën e Rithemelimit, për Luçiano Boçin është meritë e reflektimit të tij politik. Ish-deputeti thotë se bashkimi i demokratëve është faktik dhe shkrija finale vazhdon.

”Meritë e leximit të real politikës, kemi një ambient të kontaminuar nga opinione trysnira të ndryshme dhe gjetja e qartësisë politike është e vështirë disa kanë fat, disa hezitime. Refleksion i duhur që justifikon mandatin që ke marrë dhe realizohesh si politikan. S’ka politikane te shkëputur nga partitë. Shkrirja finale është një proces vazhdon duhet të shoqërohet edhe me riorganizim politik të PD që janë hapa që janë parashikuar dhe do ndërmerren, por e rëndësishme është bashkimi është faktik”,-thotë Boçi.

Duke iu referuar deputetëve të Lulzim Bashës, ai thekson se ka nga ata që duan që të jenë pjesë e Rithemelimit. Boçi e quan Bashën si bashkëpunuesin intim të Ramës.

”Ka edhe bashkime të paparashikuara ftesa mund të jetë edhe për individë që duan të bashkohen ka sinjale që deputetë pranë Bashës që duan të vijnë se e shohin që janë në pozicion të gabuar politik dhe duan të bashkohen, ka një kufi ndarës Basha nuk mund të jetë pjesë e grupit PD. Dhe ata deputetë që kanë shprehur qëndrim bashkëpunues me qeverisjen. Ata janë krejtësisht të papranueshëm, por qëndrimi nuk është përjashtues. Është i vetë përjashtuar nga qëndrimet që ka bërë dhe marrëveshjet politike që ka bërë në dëm të demokratëve. Kushdo tjetër që kërkon t’i bashkohet nga emrat e pranuar që nuk janë pjesë e këtij helmi politik janë të mirëpritur. Bashkimi është faktik i kryer dhe demokratët e kanë mirëpritur me entuziazëm dhe besim se shohin që ka rrugëdalje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit