Home Aktualitet “Bashkitë e Q...

“Bashkitë e Qarkut Tiranë në borxh me inceneratorin që nuk ekziston”, Vasili: Një proces i madh me duar të pastra ndal vjedhjen 

63
0

Nënkryetari i Partisë Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të administratorit të shtetit, Arjan Baçi i cili tha se bashkitë e qarkut Tirane janë debitorë. Për të veç një proces i madh me duar tëpastra ndaj inceneratoreve, ndal vjedhjen monstruoze qeveritare.

Postimi i plotë

Vetëm një proces i madh me duar të pastra ndaj inceneratoreve, ndal vjedhjen monstruoze qeveritare! Inceneratori i Tiranës, që nuk ekziston kërkon akoma para. E pabesueshme, por e vërtetë, bashkitë e qarkut të Tiranës qenkan në borxh me Inceneratorin që nuk ekziston.

Për çfarë janë në borxh? Për plehra që groposen se inceneratori që ti djegë nuk ka, nuk ekziston. Per cfare jane ne borxh?? Qe te paguajne per plehra qe gjoja se ndahen, trajtohen etj por ne fakt veç groposen. Per cfare jane ne borxh?? Se duhet qe te vidhen akoma. Ky eshte krim i vertete i dokumnetuar, faktuar dhe provuar.

Studimin e fizibilitetit per gjithe Qarkun e ka miratuar Veliaj pa i pyetur fare askeshillin bashkiak te Tiranes qe e ka kompetence dhe as te Bashkive te tjera qe nuk behet fjale fare. Sekuestrimi s’vlen asgje perveç se vazhdon vjedhja e perditshme e taksave te qytetareve per procese, qe as kryhen dhe as ekzistojne fare. Te gjithe fajtoret jane jashte dhe vazhdojne dirigjojne vjedhjen.

SPAK duhet urgjentisht te veproje. Duhet te veproje nepermjet nje MaksiProcesso si ai i Duarve te Pastra ne Itali, ku te gjithe pergjegjesit e korrupsionit, qe nga kryeministra figura te medha te nivelit boteror, u vune para drejtesise ne kohe rekord. Rama, Veliaj, Gjiknuri, Agaci etj jane aty ku ishin dhe afera e inceneratoreve vazhdon po ashtu edhe grabitja e qindra milion euro nga djersa mundi dhe sakrifica e taksave re qytetareve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit