Home Aktualitet Baxhanaku i B...

Baxhanaku i Begos fut në sherr Braçen me Ballën: Kryetarin e kemi pa shkollë

2116
0

Partia Socialiste prej kohësh ka nisur procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj në mbarë degët e saja. Në Lushnje u zgjodh, por ish-zv/kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përjashtuar nga takimet me strukturat e kësaj partie në bashkinë e Lushnjes. Sipas “Syri Tv”, Braçe ka dërguar një mesazh në grupin e “WhattsApp-it” të Asamblesë së PS në Lushnje, ku tregon se është përjashtuar nga takimi me anëtarët, ku është bërë prezantimi i kreut të ri të socialistëve të Lushnjes.

Ky përjashtim sipas Braçes ka ndodhur pasi ka kundërshtuar emërimin e Ergest Krakullit në krye të PS Lushnje, pasi Karkulli është me diplomë false.

Erion Braçe: Askush nuk më njoftoi për mbledhjen ku qenka prezantuar kryetari i PS. E kuptoj arsyen, unë isha kundër kandidaturës së këtij kryetari që u emërua. Patjetër për shkak të tij, mospërmbushjes së kriterit të arsimit, ky është pa arsim të lartë, disponon diplomën e një Universiteti të mbyllur nga qeveria për shitje diplomash. Ky banon në Tiranë në një lagje me mua, 200 metër me tutje. Ky gënjen për arsimin, gënjen për vendbanimin.

Krakulli i emëruar në krye të PS në Lushnje dhe i kundërshtuar nga Erion Braçe, është baxhanak i Edmond Begos, i akuzuar si ish-anëtar i bandës së Lushnjes dhe mik i ngushtë i Taulant Ballës. Pikërisht këtë të fundit, Erion Braçe e shigjeton pa ja përmendur emrin, duke e akuzuar se pikërisht Taulant Balla ka mbështetur emërimin e Krakullit në krye të PS pa marrë miratimin e anëtarësisë.

Erion Braçe: Unë mendova që Lushnja ka potencial intelektual kontribuitiv në PS shumë herë më shumë se ky kandidat. Ky emër u caktua kryetar duke mos përmbushur kriteret, por përmes vetos së drejtuesit politik për emërimin e tij, pa mbështetjen e kërkujt në atë mbledhje, madje nën dyshime të mëdha, përfshirë edhe kryetarin e partisë.

Marrë nga /Syri.net/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit