Home Aktualitet BE-ja anuloi ...

BE-ja anuloi kredinë për portin e Durrësit, ministrja Balluku: E kërkova unë

351
0

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, theksoi se Durrësi dhe Shqipëria nuk do të mbeten pa port. Për lajmin se BE-ja anuloi grantin e Fondit të Investimeve për portin e Durrësit, u shpreh se këtë ja ka kërkuar ajo.

”Kredinë e BE-së kam kërkuar unë me shkresë anulimin e saj në 2019. E kam kërkuar unë anulimin e saj. 28 mln euro kërkoheshin të merreshin kredi për të rritur kapacitetet e “General Cargos”, pra për të futur më shumë qymyr dhe grurë në Portin e Durrësit. U ulëm me BE-në në tryeze dhe e diskutuam. Ne nuk mund të marrim kredi sepse kanë ndryshuar gjërat. Ka strategji të reja për Shqipërinë dhe Durrësin”.

Po ashtu ministrja gjithashtu theksoi edhe se Porti i Durrësit nuk do t’i përgjigjet vetëm logjistikave të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës.

”Porto Romano është një projekt që do t’i shërbejë Ballkanit Perëndimor. E kemi nisur shumë më parë dhe këtu flasin faktet dhe datat. Unë pranoj kritikat tuaja, por mos mohoni faktin që këtu do të ndërtohet një port modern. Mos iu referoni shifrave të Sali Berishës. I nxjerr nga koka. Do t’ua them unë sesa kuotohet ndërtimi i portit të ri. kushton 390 milionë euro dhe do të bëhet sepse nuk ka më mundësi akomoduese porti i Durrësit dhe nuk mund të investojmë në zemër të qyteti. Duhet të shpërngulet në një zonë tjetër, aty ku do të kalojë hekurudha që do ta lidhë me Prishtinën dhe hekurudha që do ta lidhë me Korridorin e tetë, Prishtinën”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit