Home Aktualitet Benefitet e p...

Benefitet e postit, ja çfarë përfiton Ardi Veliu për 2 vitet e ardhshme

1060
0

Ardi Veliu përfiton trajtim të veçantë, 2 vite nën ruajtje dhe përparësi në punësim. Edhe pse dha dorëheqjen një vit para se ti mbaronte mandati, ai do të përfitojë.

Në vitin 2014, ku u miratua ligji i ri për policinë e shtetit, u vendos një pikë e veçantë, e cila ndalon rikthimin e drejtorit të policisë në detyra të tjera në polici, pas largimit nga detyra. Pika 4 e nenit 15 të ligjit të Policinë e Shtetit parashikon që “Drejtori i Policisë së Shtetit, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, nuk rikthehet në strukturat e Policisë së Shtetit. Në interes të shërbimit të rendit dhe sigurisë publike ai mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike. Pas përfundimit të mandatit, ish-Drejtori i Policisë së Shtetit gëzon trajtim të veçantë, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Ardi Veliu do të ruhet fizikisht me shoqërues personal, për 2 vjet me radhë. Policia do të caktojë një makinë, duke përcaktuar edhe limitin e furnizimit me karburant. Në rast sëmundjeje, brenda 2 viteve pas lirimit nga detyra, përfiton trajtim financiar nga shteti për kurim brenda apo jashtë vendit.

Ka përparësi për emërimin në funksione këshillimore apo pedagogjike. Në interes të shërbimit të rendit e të sigurisë publike, Veliu mund të kryejë funksione të këshilltarit të personave që kryejnë funksione kushtetuese apo funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit