Home Sporti Benzema i “pa...

Benzema i “pangopur”: Duam të fitojmë një tjetër trofe Champions League

47
0

Real Madrid “shpërfytyroi” me rezultatin 2 me 5, skuadrën e Liverpool, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të UEFA Champions League, ku padyshim protagonistët kryesorë të “galaktikëve” ishin Vinicius Junior dhe Karim Benzema, ku të dy arritën të shënonin nga 2 gola dhe të dhuronin nga 1 asist. Karim Benzema synon të ngrejë sërish trofeun e Champions League.

“Ishte një natë e rëndësishme, dua t’ia dedikoj këtë paraqitje presidentit tonë të nderit, Amancio. Kjo fitore është për të nga ana e jonë. Luajtëm me personalitet dhe me produktivitet të golit.

Duam ta fitojmë sërish Champions League. I dhamë jetë një loje fantastike edhe për ata që na shikuan. Fillimi ishte i keq, tifozët në “Anfield” na vunë nën presion, por më pas është parë Real Madridi i vërtetë”, tha Benzema.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit