Home Euro 2020 Benzema zbulo...

Benzema zbulon detajet e bisedës me Cristiano Ronaldon!

3
0

Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo patën një bisedë shumë miqësore me njëri-tjetrin pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, Francë-Portugali, që përfundoi me barazimin 2-2, rezultat i cili i kualifikoi të dyja ekipet për në fazën me eliminim direkt. Sulmuesi i Real Madrid zbuloi se për çfarë biseduan dy sulmuesit, të cilët së bashku kanë fituar plot 4 Champions League me klubin spanjoll.

“Është gjithmonë kënaqësi kur e takoj sepse bashkë kemi kaluar shumë gjëra. Kemi luajtur 8-9 vite së bashku te Reali, kemi shënuar shumë gola, kemi fituar shumë trofe.

I uruam fat njëri-tjetrit në të ardhmen me klubet dhe përfaqësueset, por mbi të gjitha i uruam njëri-tjetrit që të vazhdojmë të bëjmë diferencën në fushë”, tha francezi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit