Home Aktualitet Berisha: 24 M...

Berisha: 24 Marsi dita e historisë për NATO-n, lirinë e Kosovës dhe kombit shqiptar

44
0

Sali Berisha shkruan se 24 Marsi është disa e historisë për NATO-n, lirinë e Kosovës dhe kombit shqiptar. Përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati Berisha shkruan se 24 vite më parë, Aleanca e Atlantikut të Veriut ndërmori ofensivën e parë në historinë e saj në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore të 2 milionë shqiptarëve në Kosovë që përjetonin genocidin.

Kryedemokrati Berisha shkruan se ndërhyrja e NATO-s kundër Beogradit krahas luftës çlirimtare të UÇK pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Të dashur miq, 24 vite më parë, me 24 Mars 1999 Aleanca e Atlantikut të Veriut në një vendim historik unanim e udhëhequr nga SHBA dhe presidenti Bill Klinton, ndërmori ofensivën e saj ajrore më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, ofensivën e parë në historinë e saj në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore të 2 milion shqiptarëve në Kosovë që përjetonin genocidin dhe barbaritë që hordhitë pushtuese të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç ushtronin ndaj tyre.

Ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit krahas luftës çlirimtare të UÇK pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndaj shqiptarët i mbeten mirënjohës përjetë NATO-s, SHBA dhe vendeve të tjera anëtare për rolin e tyre çlirimtar për shqiptarët në Kosovë dhe vendosjen e paqes në Ballkan. Zoti e bekoftë NATO-n, vendet e saj anëtare dhe ushtritë e saj”, shkruan krydemokrati Berisha në Facebook.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit