Home Aktualitet ”Berish...

”Berisha ka zënë mend”, Shabani: Rama ka humbur çdo lloj kontrolli

206
0

Kreu i Nismës ”Thurje”, Endri Shabani komenton raportin e Transparency International mbi korrupsionin në Shqipëri si edhe zhvillimet politike në vend. Ai thotë se Sali Berisha zgjodhi të mos i bindej autoritetit të SPAK ndaj edhe u vendos nën arrest, por sipas tij tani ka zënë mend, duke iu referuar respektimit të masës së ndalimit. Sa i përket kryeministrit Edi Rama, ai tha se ky i fundit është njeriu që dhunon partinë e vetë, mazhorancën, opozitën e votuesit pasi sipas tij ka humbur çdo lloj kontrolli apo filtri.

“Kemi parë njerëz që dukeshin të paprekshëm të kalojnë në dyert e SPAK, personazhe të rëndësishëm politikë. Të gjitha këto kanë krijuar bindjen se kemi një shtet ligjor. Besoj se është SPAK gjëja e vetme që ka ndryshuar. Berisha zgjodhi rrugën e betejës në media, jo në gjykatë. Por tani ka zënë mend, kjo është arritje e organeve të reja të drejtësisë. Atë nuk e pengon njeri të marrë ashensorin dhe të zbresë te mbështetësit.

PS është një njeri që në radhë të parë dhunon partinë e vetë, mazhorancën e vetë dhe pastaj dhunon opozitën, votuesin, gazetarët. Ai ka humbur çdo lloj kontrolli e filtri. A është Rama njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri se ishte më i zgjuari, jo, ky ka qenë një degradim i demokracisë në vend.

Rama nuk ka ardhur si më i forti, e mbani mend kur dilte me çorapet e kuqe, nuk ishte diktatori që i kishin frikën. Ai shfrytëzoi korrupsionin, pushtetin politik për para dhe paratë për pushtet politik. U ul me Berishën pasi kapi një moment të dobët të palës tjetër me Gërdecin. Sot dalim te ajo që thotë Transparency International. Nano kur ishte kryeministër me të njëjtën parti nuk formonte dot as qeverinë, sepse Parlamenti ishte i pavarur.

Pangopësia e tij për pushtet është një arsye e situatës që jemi tani. Një njeri që vjedh një bankë nuk është i aftë, por ngre pikëpyetje për sistemin që kemi që nuk u mbrojtëm nga ky. Kjo nuk ndodhi brenda natës, diktatorët ngrihen gradualisht duke çmontuar nivelet e kontrollit”, u shpreh ai në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit