Home KRYESORE Berisha përfu...

Berisha përfundon dëshminë: SPAK-u po përdoret nga Rama. Unë gjeta aty një atmosferë mortore!

761
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK lidhur me dosjen “Partizani”.

Te dashur miq, gjeta aty, nje grup të terrorizuar. Një karrige bosh qëndron McGonigal, në karrigen tjetër ishte Rama dhe unë në emër tuajin dhe të PD.

Pasi iu deklarova, se Sali Berisha është këtu në përputhje me atë parim që beson, se çdo njeri thirret për hetim, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje dhe kjo ka qenë qëllimi me kryesor i amandamentit, ndryshimit kushtetues në vitin 2012.

Kam ardhur këtu për t’ia thënë në sy në emër të demokratëve të gjitha ato që kam denoncuar për Edi Ramën dhe ju si mercenarë të tij.

Kam ardhur, iu thash, të shemb piramiden e turpshme që keni ndërtuar, në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë, ka vetëm zbatim të porosisë politike, ju si grup krinimal, jeni të angazhuar në një betejë kundër pluralizmit dhe opozitës.

Jam këtu për të treguar aktet antikushtetuese që vendosët ndaj Sali Berishës. Jam këtu për të denoncuar aktet antiligjore për t‘i marrë pushtetin parlamentit.

Jam këtu për të denoncuar refuzimin e provave, që nuk ndodh në asnjë vend, sepse provat ishin shkatërrimtare për ta.

Refuzuan ekspertizën e eksperteve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grupi. Refuzuan dokumente të cilat cilat faktojnë që kanë vepruar në bazë të urdhrave të Edi Ramës.

Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shihnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thonin.

Kur përmend, Ballën, fytyrat u prishën komplet. U përgjigja të gjitha pyetjeve, po s’kishin pyetje, ata ishin vetëdenigrim që i bënin vetes”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit