Home Aktualitet Berisha: U sh...

Berisha: U shpalla ”non-grata” pasi nuk pranova koalicionin PD-PS

90
0

Në një takim me simpatizantët e PD-së në Elbasan, Sali Berisha rrëfeu se një nga arsye se përse u shpall ”non-grata” nga administrata amerikane ishte pasi në vitin 2021 ai refuzoi të pranonte një propozim për koalicion të përbashkët mes PD edhe PS.

“Tre ditë para zgjedhjeve më vjen i dërguari i tij dhe i Edi Ramës dhe më pyet; zoti Berisha, po nuk u fituan këto zgjedhje, çfarë mendon ti për koalicionin e madh. Çfarë i them unë? Thotë që PD e PS të bëjnë koalicion.

Jo i them unë, nuk mund të pajtohem me një gjë të tillë sepse është një gjëmë për vendin. Të krijojnë dy partitë një koalicion, rrinë e vjedhin bashkërisht dhe e shkatërrojnë, nuk lënë asgjë. Më thotë, po mirë nuk e do, por nëse bëhet çfarë do të bësh? Nëse bëhet, unë do të bëj çfarë të mundem kundër tij. Unë nuk do të pajtohem kurrë me të.

Kjo arsye ishte shkaku i vërtetë i shpalljes non grata të Sali Berishës. Nëse do ta pranoja do të kishim një opozitë në kontroll të tij, që bashkëqeveriste, që u pinte gjakun dy herë më shumë qytetarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë dhe një sundim i egër i paparë”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit