Home Aktualitet ”Berish...

”Berishën se përjashton dot askush nga PD”, Gjata: Basha me lëvizje dëshpëruese

65
0

Një tjetër deklaratë e Lulzim Bashës është edhe përjashtimi i Sali Berishës nga PD, pas përjashtimit nga grupi parlamentar. Çlirim Gjata thotë se Berishën nuk e përjashton dot askush nga partia dhe ai do të ikë kur të dojë vetë. Deklaratat e Bashës dhe thirrjen e Kuvendit në 18 dhjetor, ai e ka konsideruar në lëvizje dëshpëruese.

“Meqë data 11 është miting. Hajde merrni pjesë në miting. Ajo që ka caktuar për datën 18 e ka perifrazuar më mirë Artan Fuga anti-miting. Ne e quajtëm anti-Kuvend.

Është lëvizje dëshpëruese e drejtimit të PD-së sot, humbje e ekuilibrit, qetësisë politike. Kanë humbur bazën kanë humbur partinë dhe tani kanë filluar të na vijnë edhe sms komike. Kjo që po ndodh është lëvizje dëshpëruese.

Berisha do ikë nga PD kur të dojë vetë, nuk e heq dot njeri. Kjo është histori nuk e ndryshon dot”, tha Gjata në ”TCH”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit