Home Aktualitet Besimtarët ka...

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët. Në Katedralen e Tiranës mbahet mesha e parë pas 2 viteve

66
0

Kjo e dielë është dita e Ringjalljes së Krishtit për besimtarët katolikë. Mbrëmë në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse.

Kjo është mesha e parë që zhvillohet në mesnatë pas 2 vitesh nën masat e pandemisë së Covid-19. Besimtarë të shumtë kanë mbushur Katedralen në Tiranë për të ndjekur meshën e shenjtë.

Kreu i kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi Metropolit Tiranë Durrës, teksa përmendi të gjitha sfidat që jemi ndeshur vitet e fundit si tërmetin, pandeminë dhe luftën, ai bëri thirrje për të dashur edhe më shumë jetën në këto kohë të vështira.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit