Home Aktualitet Big Brother V...

Big Brother VIP/Nga më të votuarit tek më pak të votuarit, ja si ka vendosur publiku

68
0

Tre banorët më të preferuar dhe votuar nga publiku janë Ilnisa, Romeo dhe Juli.

Në televotimin që u hap mbrëmjen e sotme dhe u mbyll vetëm pak minuta më parë, u ndanë më të votuarit dhe më pak të votuarit.

Më pak të votuarit janë Ervini, Gabriele dhe Elvisi, të cilët automatikisht janë në nominim së bashku me Vesën që u ndëshkua nga Vëllai i Madh pasi theu rregullat.

Ndërkohë nominimet morën një rrjedhë tjetër, ku këtë herë Eglës iu dha një avantazh nga Vëllai i Madh.

Si lidere e shtëpisë, ajo mund të fuste në nominim me të tjerët njërin nga banorët dhe të shpëtonte një nga emrat e dhënë më lart.

“Egla si lidere e shtëpisë ke një avantazh. Vëllai i Madh të jep mundësinë të zëvëndësosh një nga të nominuarit me një banor tjetër”, shkruhej në Zarfin e Kuq.

Ajo vendosi të shpëtojë Elvisin dhe të kalonte në nominim Fationin.

Votimi do të jetë i hapur për publikun, i cili mund të votojë për të larguar nga shtëpia një nga emrat e mësipërm./Top Channel/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit