Home Aktualitet Blinken shpre...

Blinken shpreh ngushëllimet për vdekjen e Navalnyt: Rusia është përgjegjëse!

27
0

Mbi vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, ka reaguar dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Ai e ka akuzuar Rusinë si përgjegjësen për këtë ngjarje, ku thotë se qeveria ruse e ka persekutuar dhe helmuar atë për vite me rradhë.

Ai shpreh ngushëllimet e tij për gruan dhe familjen e Navalnyt dhe shprehet se do të komunikojë me vende të tjera, nëse raportet janë të vërteta.

“Ne kemi parë raportet nga Rusia për vdekjen e Alexei Navalny. Për më shumë se një dekadë, qeveria ruse, Putin, e ka persekutuar, helmuar dhe burgosur atë.

Para së gjithash, nëse këto raporte janë saktë, ngushëllimet dhe lutjet tona shkojnë për gruan dhe familjen e tij. Përtej kësaj, vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e një burri, vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar.

Rusia është përgjegjës për këtë, ne do të flasim me shumë vende të tjera për Alexei Navalny, veçanërisht nëse këto raporte dalin të vërteta”, shprehet Blinken.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit