Home Aktualitet Bllokohet ska...

Bllokohet skafi në Ksamil, gjobitet me 10 mijë lekë drejtuesi

51
0

Një skaf u bllokua në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 10 mijë lekë drejtuesi. ”Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional”.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Sarandë dhe Himarë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Shkon 7 numri i mjeteve lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave, nga DVKM Vlorë.

Bllokohet një tjetër mjet lundrues skaf, në plazhin e Ksamilit, dhe ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, kanë evidentuar një tjetër rast të drejtimit të mjetit lundrues, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një mjeti lundrues tip skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord. Mjeti lundrues skaf u bllokua deri në shlyerjen e masës administrative dhe pajisjen e drejtuesit të tij, me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit