Home Aktualitet Bora mbulon v...

Bora mbulon vendin/ Rrugët në Llogara të kalueshme dhe pa zinxhirë, në Bulqizë ka probleme

89
0

Ulja e temperaturave ka krijuar problemet e para. I gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshjet e borës të shoqëruar me erë të fortë ku ka sjellë probleme kryesisht në rrugët rurale.

Po ashtu ka probleme ka në njësitë Ostren, Trebisht, Martanesh, Zerqan si dhe në disa rrugëve të njësive Fushë Bulqizë, Shupenzë ku trashësia e borës vijon nga 10-40 centimetra në zonat e thella. Aktualisht në akset nacionale nuk ka probleme nga reshjet.

Era e fortë ka sjellë probleme ne linjat e transmetimit të ulët dhe atë të mesëm ku i gjithë rrethi i Bulqizës gjatë natës ishte pa energji, aktualisht energjia është rikthyer, por jo në të gjithë rrethin, pa energji janë njësitë Ostren, Trebisht si dhe disa fshatra në njeësinë Martanesh. Nuk raportohet për fshatra të bllokuar.

Reshjet e borës kanë prekur edhe zonën e Llogorasë. Aksi rrugor që përshkon këtë zonë është i hapur për te gjithë automjetet ndërkohë që trashësia e dëborës është deri në 10 cm.Rrugët janë të kalueshme dhe pa zinxhir.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit