Home Aktualitet Borë dhe rëni...

Borë dhe rënie e gurëve, Policia e Kukësit apel shoferëve: Lëvizni me kujdes

51
0

Reshjet e borës, si edhe rënia e gurëve si pasojë e motit të keq, bën që Policia e Kukësit të rrisë prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.

Policia e Kukësit thekson se po bashkëpunohet me pushtetin vendor dhe firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve, si dhe me Njësinë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, për të bërë të mundur rritjen e sigurisë në rrugë dhe pastrimin e rrugës nga dëbora.

”DVP Kukës apelon për të gjithë drejtuesit e rrugës të bëjnë kujdes të madh, të reduktojnë shpejtësinë, të përdorin pajisjet dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Aksi rrugor Kukës-Has, i përfshirë nga rreshjet e dëborës dhe rënie gurë. Aksi rrugor Kukës-Shishtavec, ka rënie gurësh dhe erëra të forta. Aksi rrugor Fushë-Dukagjin-Qafë Shllak, është hapur njëra korsi, po punohet për hapjen e korsisë tjetër. Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, i përfshirë nga reshjet e dëborës dhe rënie gurësh”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit