17 trupa në morgun e sajuar, hetim azileve

Në kohë të pandemisë, ngjarjet janë nga të çuditshmet. Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy, ka urdhëruar të hetohen të gjitha azilet e pleqve në shtetin e tij, pasi në një prej tyre u gjetën rreth 17 trupa të grumbulluar në një morg të sajuar.

Mësohet se Mërfi ka thënë që “Të gjithë banorët që jetojnë në azile kanë nevojë për trajtim me respekt, mirëkuptim dhe dinjitet. Ne mund të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë”.

Policia kishte marrë një telefonatë anonime të një personi që thoshte se në një ndërtesë për mbajtje veglash, jashtë azilit, ishte futur një trup njeriu. Policia nuk gjeti një, por 17 trupa. Stafi i kishte mbledhur aty në një morg të sajuar, në mjediset e një prej kompanive më të mëdha të azileve për të moshuar në vend, me 700 shtretër, ku kanë vdekur 68 persona për 17 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?