36 të vdekur nga dy sulme me bombë të grupit islamik Boko Haram

 

Dy sulme në një xhami dhe në një pallat banimi në Nigeri kanë lënë të vdekur 36 persona. Sulmet janë kryer nga grupi islamik Boko Haram. Të paktën 36 persona janë vrarë në sulme të ndryshme në Borno , në verilindje të Nigerisë. Sipas autoriteteve vendase, sulmet kanë ndodhur në një xhami dhe në një pallat banimi. Borno është vendlindja e sulmeve të grupit terrorist Boko Haram, i cili ka ekzekutuar rreth një mijë persona që kur Presidenti Muhammadu Buhari mori detyrën në maj të këtij viti. Si pasojë e një bombardimi të dyfishtë në një xhami në periferi të kryeqytetit, 29 persona humbën jetën. 6 te tjerë humbën jetën si pasojë e një sulmi kamikaz, shumë afër vendit të shpërthimeve të para. Nga ngjarja e rëndë 17 të tjerë mbetën të plagosur.
Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por mendohet se ekstremistët e Boko Haram të fshihen pas vrasjeve masive. Që prej vitit 2009, grupi ektremist po përpiqet të ndërtojë një shtet islamik në vendin më të populluar të Afrikës.

SHKARKO APP