FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

42 të vdekur nga sulmet me bomba në Nigeri

 

Dy sulme me bombë në juglindje të Nigerisë kanë lënë të vdekur të paktën 42 persona dhe mbi 100 të plagosur. Së paku 27 vetë humbën jetën kur një bombë shpërtheu në një xhami të sapo hapur në qytetin e Yolas. Më herët, 15 të tjerë mbetën të vdekur nga një sulm kamikaz në Maiduguri. Ende nuk dihet se kush qëndron mbrapa këtyre sulmeve, por grupi islamist ekstremist Boko Haram është përgjegjës për shumë sulme në këtë zonë. Ky grup ka në cak njerëz të dy feve, të krishterë dhe myslimanë, të cilët nuk pajtohen me ideologjinë e tyre.
Qindra persona kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së Boko Haram në vitet e fundit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?