FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anglia ngre ushtrinë në gatishmëri për të ndaluar emigrantët

 

Kryeministri britanik Cameron ka ngritur ushtrinë në gatishmëri për të frenuar emigrantët e paligjshëm që kanë pushtuar Eurotunelin dhe po tentojnë të hyjnë në Britaninë e Madhe në të gjitha format.

Cameron ka thirrur në takim, komitetin e emergjencës, me qëllimin që të përgatisë, përfshirjen e Forcave të Armatosura të Britanisë, për të parën herë, në krizën e shkaktuar nga emigrantët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupat britanike do të ndërhyjnë për të lehtësuar trafikun e rënduar nga emigrantët në portin francez Calais dhe në Eurotunel, pasi “dallgët” e emigrantëve nuk duken aspak në rënie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime qeveritare thanë se ky operacion i ushtrisë mund të drejtohet nga civilë dhe jo nga ushtarakë.

Drama që po luhet në Calais po ushtron një presion të madh mbi qeverinë britanike. Situata vështirësohet për shkak të pranisë së qindra fëmijëve, që janë të traumatizuar dhe që nuk dinë asnjë fjalë anglisht. Këta fëmijë janë nga Maroku, Eritrea apo vende në luftë, ku ata sapo kanë lënë pas një traumë tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?