Arrestohet kardinali 90-vjeçar Zen
Kardinali Joseph Zen Ze-kiun, peshkop emerit në pension i Hong Kongut, u arrestua nga policia e sigurisë kombëtare gjatë së mërkurës.
Kleriku 90-vjeçar u arrestua së bashku me një ish-deputete të opozitës, Margaret Ng Ngoi-yee dhe këngëtaren Denise Ho Wan-sze për bashkëpunim me forcat e huaja.
Të tre të arrestuarit ishin administrues të besuar të Fondit të Ndihmës Humanitare 612, i cili ndihmoi financiarisht ata që të përfshiheshin në protestat pro-demokratike të vitit 2019.
KOHA JONË SONDAZH

