Australi, Tërmet 6,6 ballë në ishujt Salomon

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi sot brigjet e ishujve Salomon, në Oqeanin Paqësor, njoftoi Instituti amerikan i Gjeologjisë (USGS), megjithëse nuk raportohet për mundësinë e ndonjë tsunami në Paqësor. Epiqendra e tërmetit u regjistrua rreth 214 kilometra në perëndim të qytetit të Latas dhe rreth 460 kilometra nga Honiara, kryeqendra e këtij arkipelagu, sipas USGS-së.
“Bazuar në të gjithë të dhënat në dispozicion, një tsunami shkatërrues në drejtim të Paqësorit nuk është parashikuar”, bëri të ditur një njoftim i Qendrës për parandalimin e tsunamit në Paqësor. Ishujt Salomon shtrihen tek zona e Unazës së zjarrit në Oqeanin Paqësor, zonë ku takohen pllakat tektonike me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?